KONKURS
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit të Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune, në pozitën e mëposhtme :
Fizioterapeut/e (zëvendesim) në qendrën e DSK-së në Prizren me orar pune 4 (katër) orë në ditë për periudhën kohore Mars 2018 – Dhjetor 2018.
Përgjegjësit kryesore :
Ofrimin e shërbimit të terapisë fizike për personat me sindromën Down.
Bashkëpunon me specialist/konsulentë të jashtëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të personave me sindromën Down.
Siguron përdorimin efektiv të pajisjeve, mirëmbajtjen dhe respektimin e manualit të punës me fëmijë.
Raporton mbikëqyrësin për punën e kryer.
Përgatitja akademike/kualifikimet:
Diplomë Bachelor Fizioterapi,.
Master i dëshiruar.
Licencë pune.
Përparësitë:
Përvojë të mëparshme pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar,
Njohja e gjuhëve të huaja (turke, angleze).
Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë duke dërguar një CV dhe një letër motivimi në adresën: mimoza.rogova@downsyndromekosova.com me pershkrimin, aplikim për pozitën e fizioterapeut/e.
Afati i fundit për aplikim është data 31.01.2018 ora 16:00. Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i qendrës në Prizren për intervistë.
January 18, 2018