Sot, më impresionoi me të arriturat e saj, Medina Surdulli, një sportiste 22-vjeçare, e prekur me sindromën Down. Medina ka arritur të stoliset me Medaljen e Argjendtë në garat evropiane të notit në Francë të organizuar nga DSISO (Down Syndrome International Swimming Organization), si dhe në sportin e skijimit në “Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017” në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom”. Njerëzit e guximshëm si Medina, që i pranojnë sfidat e jetës dhe arrijnë të korrin suksese, përkundër të gjitha vështirësive, janë inspirim për të gjithë ne. RH