Prishtinė 07.03.2010, njė grup mbi gjashtėdhjetė nxėnėsish nga Shkolla Fillore Fazli Graiqevci vizituan Qendrėn Burimore pėr Fėmijėt me sindromin Down dhe kafenenė X21 (Programin X21)nė Prishtinė.
Projekt iniciativa e arsimtares Shpresa Berisha e ndihmuar nga koleget e saj arsimtari Berat Preniqi dhe arsimtarja Lirie Thaqi, duke i organizuar nxėnėsit e Shkollės Fillore Fazli Graiqvciqė frekuentohet nga fshatrat Hade, Palaj dhe Lajthishte te komunės sė Kastriotit (ish Obiliqit) dhe tė mbėshtetur nga Agjensioni Turistik Ylberi, sot fėmijėve me sindromin Down tė kryeqytetit dhe prindėrve tė tyre i befasuan kėndshėm duke ju sjell dhurata fėmijėve dhe shumė kėnaqėsi pėrmes lojės dhe bashkėbisedimit.
Nxėnėsit nė Qendrėn Burimore i priti udhėheqėsja e Grupit Mbėshtes sė Prindėrve tė Organizatės znj Leonora Shabini bashkė me njė grup tė fėmijėve dhe personave me sindromin Down tė shoqėruar nga prindėrit e tyre.
Nxėnėsit pos kureshtjes sė treguar pėr sindromin Down nė pėrgjithėsi, u interesuan edhe se si fėmijėt me sindromin Down edukohen, kush kujdeset pėr ata, sa janė prej tyre nė Kosovė dhe a vijojnė shkollimin.
Znj L. Shabani duke ju pėrgjigjur nxėnėsve nė pyetjet e shumta, ajo shtoj se ju duhet tė ndiheni me fat qė keni arsimtar tė informuar dhe tė pėrgatitur mirė pėr tė zhvilluar lėndėt mėsimore dhe organizimin e aktiviteteve qė kanė pėr qėllim informimin dhe pėrfitimin e njohurive pėr akte filantropike/humanitar qė ju sot dhuruat pėr komunitetin tone.
Duke i argėtuar fėmijėt dhe personat me sindromin Down , nxėnėsit e sh.f. Fazli Grajqevci, iu ndan dhuratat qė me shumė kujdes i kishin pėrgatitur dhe ishin kujdesur qė tė shėnonin edhe mesazhe nė pakot e dhuruara.
Nė fund, duke e falėnderuar arsimtaren e tyre , nxėnėsit uruan fėmijėt dhe prindėrit e tyre pėr sigurimin e mė shume tė drejtave dhe mirėqenie duke premtuar qė kėso vizita do tė ndodhin mė shpesh nė tė ardhmen.
| Ndihmo dhe ti! | ||
|---|---|---|
| Felmnderit! | ||
| Raifeisen Bank | ||
| 1501090000423672 | ||
| Republika e Kosoves | ||
| --------------------------------------- | ||
| Procredit Bank | ||
| 1110242501000152 | ||
| Republika e Kosoves | ||