
Në bazë të gjeturave të hulumtimit “E drejta në gjithëpërfshirje e fëmijëve me sindromë Down” janë
nxjerrë një numër i rekomandimeve për eliminimin e barrierave dhe përmbushjen e nevojave gjatë
procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në shkolla të arsimit të rregullt.
nxjerrë një numër i rekomandimeve për eliminimin e barrierave dhe përmbushjen e nevojave gjatë
procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në shkolla të arsimit të rregullt.
- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet të plotësojë kushtet e nevojshme për
zbatimin e strategjisë të arsimit gjithëpërfshirës në të gjitha shkollat. Ata duhet të ndajnë
një buxhet më të madh për DKA-të, në mënyrë që kërkesat e nevojshme të shkollave në
kuadër të procesit të gjithëpërfshirjes të mund të plotësohen. - Institucionet përkatëse duhet të ofrojnë trajnime adekuate për të gjithë mësimdhënësit në
shkollat e rregullta, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e ciklit të lartë (klasa 6-9), në
mënyrë që të gjithë mësimdhënësit të jenë të aftë dhe të përgatitur profesionalisht për të
punuar me nxënës me sindromën Down. - Qendrat Burimore, në bashkëpunim me Komisionet Vlerësuese duhet të kenë një
bashkëpunim më të ngushtë më të gjitha shkollat e rregullta, në mënyrë që të sigurohen që
të gjithë nxënësit me sindromën Down do të kalojnë në procesin vlerësues për nevoja të
veçanta arsimore, si dhe të kenë të hartuar planin individual arsimor (PIA). - Pjesëmarrja e mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve me sindromën Down duhet të jetë
obliguese në hartimin e PIA-së. - Implementimi dhe rishikimi i PIA-së duhet të bëhet në mënyrë sistematike nga ekspertët e
fushës, në mënyrë që ky plan të jetë gjithmonë në hap me zhvillimin e nxënësit me
sindromën Down dhe t’i përshtatet sa më mirë atij. Në rishikimin e PIA-së duhet që
gjithmonë të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e nxënësit me sindromën Down (nëse
është në klasën 6-9). - MASHT, në bashkëpunim me DKA-të duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në sigurimin e
mësimdhënësve mbështetës të specializuar për punë me nxënësit me sindromën Down. Ata
duhet të sigurohen që të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të kenë
mësimdhënës mbështetës në shkollë. - MASHT, në bashkëpunim me DKA-të duhet të bëjnë sigurimin e mjeteve të nevojshme
konkretizimit (figura, objekte të ndryshme, libra me fotografi, etj.) për shkollat të cilat
punojnë më nxënësit me sindromën Down. - Numri i nxënësve në klasat e shkollave të qytetit të Prishtinës duhet të reduktohet
dukshëm, në mënyrë që mësimdhënësit të jenë në gjendje t’i kushtojnë kohën dhe
përkushtimin e duhur të gjithë nxënësve në klasë. - MASHT, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat tjera relevante që i përkasin
fushës së edukimit duhet të organizojnë fushata vetëdijësuese për të gjitha palët e përfshira
në procesin e gjithëpërfshirjes, e në veçanti për shkollat dhe prindërit. Këto fushata do të
duhej të fokusoheshin jo vetëm në reduktimin e stigmës dhe diskriminimit kundrejt
fëmijëve me aftësi të kufizuara (përfshirë edhe ata me sindromën Down), por edhe në
informimin e përgjegjësisë dhe të drejtave që palët e përfshira në procesin e
gjithëpërfshirjes kanë. Këtu rëndësi të madhe do të duhej t’i kushtohej vetëdijësimit të
prindërve të nxënësve me sindromën Down, mbi të drejtën e fëmijëve të tyre për vijimin e
mësimit në shkolla të rregullta, si dhe nevojave të veçanta që fëmijët e tyre kanë. - MASHT duhet të sigurojë prezencën e psikologëve në të gjitha shkollat e rregullta, sidomos
në ato të viseve rurale të komunës së Prizrenit